17:30 / E Diele, 17 Mars 2019 / indeksADMonline

A e dini pse ndeshja Milan – Inter quhet “Derbi i Madoninës”?

Sonte zhvillohen ndeshja mes Ac Milan dhe Inter, një betejë mes dy skuadrave më ikonike në histori, në garë për më të mirin e qytetit të Milanos.

Kjo ndeshje klasike e futbollit italian, njëra nga ndeshjet më interesante të gadishullit apenin ndryshe quhet edhe derbi i Madoninës (Derbi della Madonina), shkruan Indeksonline.

Por a e dini pse kjo ndeshje quhet kështu?

Madonina është një statujë e vendosur në majë të katedrales së qytetit të Milanos dhe thuhet se kush e fiton ndeshjen, fiton edhe Madoninën.

Statuja e Madonninës në majë të katedralës së Milanos

Statuja u projektua në dhe ndërtua nga Carlo Pellicani në vitin 1774 dhe u vendos në maje të katedralës së famshme dhe sot është pika më e lartë në qytetin e modës. /IndeksOnline/