07:28 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / OSH

A e dini pse vishet ky kostum gjatë diplomimit?

A e dini pse studentët gjatë diplomimit e veshin këtë kostum të veçantë? Ka një histori prapa kësaj.

Studentët në ditën e diplomimit mbajnë një fjalim para një publiku me një veshje interesante që përbëhet nga një mantel i gjatë dhe një kapelë katërcepshe.

Veshja e të diplomuarëve ka një histori të gjerë. Ndoshta edhe nuk ju ka shkuar në mendje të pyesni, pse ka mbetur kjo lloj uniforme?!

Kjo lloj veshjeje u realizua në shekullin XII-të, nxënësit dhe mësuesit zakonisht veshnin mantel dhe një kapele. Fillimisht kjo ishte një veshje klerikësh, duke qenë se shumë profesorë në atë kohë ishin priftërinj ose murgj.