21:54 / E Premte, 02 Mars 2018 / indeksADMonline

A e dini se aeroplanët nuk kanë të drejt të fluturojnë mbi shtëpinë e Messit në Spanjë!

Aeroplanët në Spanjë nuk kanë të drejtë të fluturojnë në hapësirën ku Lionel Messi banon me familjen e tij. Kjo gjë raportohet të jetë e rregulluar që disa vite, por tani është bërë publike.

Ka qenë drejtori i linjës ajrore spanjolle “Vueling” ,Javier Sanchez Prieto ai që e ka bërë publike këtë. “Aeroporti “El Prat” kufizohet në ajër sepse aeroplanët nuk kanë të drejt të udhëtojnë mbi shtëpinë e Lionel Messit” ka thënë Prieto.

Megjithatë, pronarët e kompanisë e kanë detyruar atë që të kërkojë falje publike për këtë deklaratë pasi e ka zbuluar këtë informacion.

Shtëpija e Leo Messit ndodhet shumë afër “Camp Nout” ndërsa vija ajrore më herët përshkonte rrugën e fluturimit ajror mbi stadiumin e famshëm./Indeksonline/

Temat: