10:10 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

A do të startojë Messi kundër Interit? Gazetat italiane konfirmojnë gjithçka

Lionel Messi pritet të startojë nga stoli për Barcelonën, në përballjen e sontme ndaj Interit.

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti pritet të luajë me formacionin, 4-3-3, derisa Radja Nainggolan është rikthyer në skuadër pas lëndimit.

Vëmendja më e madhe do të jetë te Messi, i cili është ftuar nga Ernesto Valverde, ani pse nuk është rikuperuar ende plotësisht nga lëndimi në krah, transmeton IndeksOnline.

Sipas Sky, Gazzetta dello Sport dhe Corriere dello Sport, ylli i Barçës do të startojë nga stoli, dhe se ka gjasa që ai të inkuadrohet në pjesën e dytë nëse është e nevojshme.

Dhe padyshim ky është një lajm i mirë për Interin, pasi që të gjithë jemi të vetëdijshëm për aftësitë impresive të sulmuesit argjentinas.

31-vjeçari ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar 5 asistime në 11 ndeshje deri më tani këtë sezon./IndeksOnline/