09:22 / E Premte, 26 Maj 2023 / B O

A e dini se cili shtet ka më shumë flokëkuqe?

Vetëm një deri në dy përqind e të gjithë njerëzve në mbarë botën janë flokëkuq. Përqindja më e madhe e njerëzve me flokë të kuqe është në Skoci.

Rreth 13 për qind e popullsisë atje janë “xhinxherë”, të ndjekur nga Irlanda dhe Uellsi.

Ngjyra e flokëve nuk thotë asgjë për karakterin e një personi, siç besohej dikur.

Ngjyra e rrallë është recesive, që do të thotë se të dy prindërit duhet të kenë mutacionin e duhur të gjenit që një fëmijë të ketë flokë të kuq. Është një ndryshim në kromozomin 16./Indeksonline/