09:29 / E Mërkurë, 12 Qershor 2019 / indeksADMonline

A e dini se ky futbollist profesionist kosovar e ka emrin Klinton!

Ardhja e Bill Clinton ka zënë vend në çdo temë, media, rrugë e kudo tjetër në Kosovë. Meritat e ish-presidentit amerikan në çlirimin e Kosovës ka bërë që disa fëmijë kosovarë të emërohen me emrin e Klinton.

Një nga ta është edhe një futbollist profesionist kosovar. Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të KF Istogut, Klinton Mehaj, shkruan Indeksonline.

Mbrojtësi i talentuar istogas kishte lindur në kohën kur Amerika i dha dorën Kosovës në rrugën për çlirim.

Për këtë, gjyshi i tij, profesori i ndjerë, Ahmet Mehaj kishte shprehur dëshirën që nipi i posalindur të ketë emrin e presidentit të madh amerikan në atë kohë, Bill Klinton./Indeksonline/