12:16 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

A e dinit se duhani mund të shkaktojë dhimbje kronike të shpinës?

Duhanpirësit janë të vetëdijshëm për rreziqet e pirjes së duhanit, përkatësisht kancerit të mushkërive dhe bllokimit të enëve që transportojnë gjak.

Gjithashtu, ka efekte të ndryshme anësore të pirjes së duhanit që kurrë nuk merren në konsideratë nga duhanxhinjtë ose njerëzit në përgjithësi.

Një prej tyre është dhimbja e shpinës, transmeton Indeksonline.

Pirja e duhanit dhe dhimbja e shpinës- cila është lidhja?

Dhimbja e shpinës si pasojë e pirjes së duhanit është kuptuar si dicka e çuditshme duke marrë parasysh se nikotina është e njohur për lehtësim të dhimbjeve.

Megjithatë, kjo dhimbje shfaqet si pasojë e asaj që nikotina zvogëlon furnizimin e oksigjenit në gjak, në kockat kurrizore dhe disqet e qafës.

Kjo, nga ana tjetër, shkakton shkatërrim të hershëm të disqeve dhe brishtësi të eshtrave gjë cila më pas çon në dhimbje të shpinës./Indeksonline/