11:09 / E Hënë, 25 Janar 2021 / C E

A e keni ditur, Time Kadrijaj paska qenë hendbolliste e kësaj skuadre!

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka qenë hendbolliste para se të përfshihej në politikë.

Përmes një postimi në Facebook, deputetja e disa legjislacioneve e ka zbuluar se është marrë me sport dhe ka dhënë kontribut në hendbollin deçanas.

Ky është njoftimi i saj:

Në Deçan me Avni Rexhajn shef i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Zyra që pasqyron arritjet e sportit deçanas. Deçani e ka pasur traditë sportin e kjo traditë po përcillet. Si ish- hendbolliste e klubit të hendbollit të Deçanit sot pranova një kupë sportive në shenjë mirnjohjeje për kontributin nē sportin deçanas.Tejet falēnderuse!