23:27 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

A e keni parë reagimin e Klopp kur Sturridge e humbi rastin e pastër për gol

Daniel Sturridge mungoi një rast të mirë për gol për Liverpoolin në eliminimin nga Carabao Cup prej Chelseat – dhe reagimi i Jurgen Klopp ishte absolutisht brilliant.

Liverpooli e pësoi humbjen e parë të këtij sezoni, ku Chelsea e shijoi fitoren, 2-1 në ”Anfield” në rrethin e tretë të Carabao Cup.

Sturridge e shënoi golin e epërsisë për Liverpoolin, por golat e Emerson Palmeirit dhe Eden Hazard rezultuan me fitore për skuadrën e Maurizio Sarrit.

Klopp

Derisa ish-anëtari i Chelseat, Sturridge e shënoi golin e epërsisë, ai mund të shënonte më shumë, transmeton IndeksOnline.

Para se ta shënonte golin e epërsisë në minutën e 58-të, Sturridge kishte një rast të jashtëzakonshëm për të shënuar para përfundimit të pjesës së parë.

Pas një pasimi të papritur të Andreas Christensen drejt portierit, Willy Caballero, ky i fundit ishte i pavetëdijshëm se Sturridge gjendej mbrapa tij.

Pasi iu dhurua kjo mundësi fantastike, megjithatë, Sturrige dështoi t’i impresionojë tifozët në ”Anfield” – madje edhe trajnerin Jurgen Klopp, i cili dukej i shokuar./IndeksOnline/