11:48 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

A e keni përkrahjen e ndërkombëtarëve për ushtri? Kjo është përgjigja e Haradinajt

Ramush Haradinaj ka marrë vendim që në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës të hedhë në miratim Projektligjin për transformimin e FSK-së në Ushtri.

Pas këtij vendimi, Haradinaj është pyetur nëse e kanë përkrahjen e ndërkombëtarëve për këtë vendim.

“Vendimi është marrë në kuadër të Kushtetutës së Kosovës.
Pra, disa vendime janë të Kosovës dhe i kemi në kuadër të kompetencave tona” ka thënë Haradinaj./Indeksonline/