14:55 / E Hënë, 16 Shtator 2019 / indeksADMonline

A e njeh këngëtarja Ava Max gjuhën shqipe?

Këngëtarja me famë botërore Ava Max, ka origjinë shqiptare, e këtë nuk ka hezituar ta pranojë në disa raste, shkruan Indeksonline.

Amanda ‘Ava’ Koci është emri i vërtetë i yllit muzikorë, e cila talentin e saj në muzikë e ka vënë në pah me projekte të ndryshme muzikore duke u pritur shumë mirë nga publiku nga e gjithë bota.

Së fundmi ajo ka hapur mundësinë në llogarinë e saj në Instagram që fansat ti bëjnë pyetje e ajo të përgjigjet.

Ndër pyetjet e para ka qenë : A e njeh gjuhën shqipe?

Këngëtarja është përgjigjur: “Po, ishte gjuha ime e parë!”

Ajo gjithashtu është përgjigjur në pyetjen se kur e ka filluar këndimin, duke bërë të ditur që ka filluar të këndojë si 7 vjeçare.

Kujtojmë që Ava është krijuese e hiteve të mëdha si : “Sweet But Psycho”, “So Im A” apo “Torn”. /Indeksonline