14:39 / E Shtunë, 06 Janar 2018 / indeksADMonline

A ekziston një racë e pastër njerëzore? Ja çfarë thonë shkenctarët

Dy shkencëtarë në një eksperiment kanë mbledhur një grup njerëzish nga shumë vende të ndryshme, duke ua bërë disa pyetje në shikim të parë, të thjeshta. Cilit nacionalitet i takonin dhe a ka ndonjë vend, apo nacionalitet që nuk iu pëlqen? Përgjigjet ishin të ndryshme, por secili kishte ndonjë vend, a popull, ndaj të cilëve kishin qëndrim negativ.

Shkencëtarët më pas i kishin pyetur pjesëmarrësit në studim se a do të donin ta merrnin një udhëtim, bazuar në ADN-në e tyre. Të gjithë kishin pranuar, por kishin menduar se nuk kishin asgjë të re për të mësuar rreth prejardhjes së tyre, e që nuk e dinë tanimë. Ata gabuan. ADN-ja funksionon ashtu që 50% të saj i trashëgojmë nga babai, e 50% nga nëna, ku edhe ata kishin marrë ADN-në e tyre nga prindërit, e kështu me radhë.

Të gjithë pjesëmarrësit kishin dhënë pështymën për analiza të ADN-së. Me atë rast, disa panë se kishin gjene mu nga popujt të cilët i urrenin më së shumti.