18:04 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

A është ndarë Vetëvendosje? Tregon Shpend Ahmeti pas mbledhjes së kryesisë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka mohuar zërat se Lëvizja Vetëvendosje po ndahet.

Ahmeti thotë se në mbledhje janë diskutuar ngjarjet e fundit që kanë ndodhur brenda partisë, ndërsa ai tregon se mbledhja ka zgjatur sepse ky është zakoni i partisë, që të diskutojnë gjerësisht para marrjes së vendimeve.

“Në mbledhje është diskutuar për aktivistet e dënuar, pastaj lirimin e aktivistëve që po vazhdojnë të mbahen në burg”, ka thënë Ahmeti për media.

Shpend Ahmeti thotë se rreshtohet kah Vetëvendosja duke mos treguar se cfarë qëndrimi mban tani që partia është ndarë në dy grupe.

“Po shkoj me i dhezë dritat në shesh dhe kthehem prapë”, ka thënë Ahmeti.

Kur pyetet se a e mbështet Albin Kurtin për kryetar të Vetëvendosjes, ai thotë se nuk është kjo çështje e rëndësishme, pasi tani nuk kanë zgjedhje në parti.

Ahmeti refuzon të flasë edhe për Aida Dërgutin, duke thënë se për vendimin e saj për dorëheqje duhet pyetur vetë deputetja.

“Aida veçse ka thënë dorëhëqje, nuk besojë. Nuk e di sa e keni përcjëllë por nuk ka mbledhje të LVV-së që zgjatë më pak se 4 0rë sepse njëherë janë diskutimet pastaj qëndrimet”, ka theksuar ai.

I pyetur për një ndarje të mundshme të LVV-së marrë parasysh përplasjet mes anëtarëve të këtij subjekti politik ai ka thënë: “S’ka kurrëfarë ndarje”./Indeksonline/