75 Mall Live Search
23:10 / E Shtunë, 25 Prill 2026 / L A

A është duke peshkuar ardhje të reja te Kosova? Foda viziton talentin e RB Salzburgut

Selektori i Kosovës, Franco Foda nuk po i ndahet futbollit.

Këtë herë ai vizitoi talentin e RB Salzburg, Arion Selimi në qendrat stërvitore të klubit austriak.

Ata madje publikuan një fotografi së bashku, ku është parë nga shumë si sinjal që futbollisti mund të zgjedhë të veshë fanellën dardane në të ardhmen.

Selimi, luan në pozitën e mesfushorit dhe është pjesë e akademisë së gjigantit austriak, ku ka paraqitje në grupmoshat U16 dhe U18./IndeksOnline/