Szoboszlai: Nuk e konsideroj veten në nivelin e Mbappes, Haalandit apo Yamalit
Kapiteni i Hungarisë dhe mesfushori i Liverpoolit, Dominik Szoboszlai, ka treguar përulësi duke deklaruar se ende nuk e konsideron veten në të njëjtin nivel me disa nga yjet më të mëdhenj të futbollit botëror.
Në një intervistë, 25-vjeçari theksoi se ka ende shumë për të arritur përpara se të krahasohet me emra si Kylian Mbappe, Erling Haaland, Lamine Yamal apo Vinicius Junior, shkruan Indeksonline
“Unë nuk e vendos veten në të njëjtën kategori me Mbappen, Haalandin, Lamine Yamalin apo Viniciusin. Për momentin nuk kam arritur ende në atë nivel”, u shpreh Szoboszlai.
Mesfushori hungarez shtoi se i mungojnë ende sukseset në arenën ndërkombëtare, ndërsa vuri në dukje edhe dallimin e rolit në fushë.
“Më mungojnë arritjet në nivel ndërkombëtar, por edhe pozicioni që luaj ka ndikim. Të gjithë ata janë sulmues, ndërsa unë jam një mesfushor me detyra më mbrojtëse”, deklaroi ai.
/Indeksonline./

