10:33 / E Shtunë, 17 Mars 2018 / indeksADMonline

A është e mundur një përleshje e armatosur mes Britanisë dhe Rusisë, pas sulmit kimik?

Qeveria e Rusisë po dëbon 23 diplomatë britanikë në hakmarrje të drejtpërdrejtë kundër Theresa May. Ministria e jashtme në Rusi tha se diplomatët kanë një javë për të lënë vendin, në vazhdën e mosmarrëveshjeve në rritje diplomatike mbi sulmin e Salisbury, shkruan Metro.uk, transmeton Indeksonline.

Zyrtarët gjithashtu urdhëruan Këshillin Britanik në Rusi për ta mbyllur dhe përfunduar marrëveshjen për rihapjen e konsullatës britanike në Shën Petersburg.

Në një deklaratë, ata kërcënuan të ndërmarrin masa të mëtejshme nëse Britania bënë më shumë lëvizje armiqësore ndaj Rusisë.

Teresa May këtë javë dëboi 23 diplomatë rusë dhe ndërpreu kontaktet e nivelit të lartë për shkak të sulmit me një lloj helmi kimik në tokën britanike kundër e ish spiunit Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia. /Indeksonline/

Temat: