13:49 / E Enjte, 10 Shkurt 2022 / B O

A është i zhgenjyer me kalimin e Shaqirit në Amerikë? Flet selektori i Zvicrës

Dje është zyrtarizuar kalimi i Xherdan Shaqirit në futbollin amerikan. Selektori i Zvicrës, Murat Yakin e ka komentuar transferimin e yllit kosovar.

Sipas Yakin, ky është lajm i mirë për ekipin e tij ngase puna në Amerikë është tejet profesionale.

“Jam i lumtur për Shaq. Puna në MLS është shumë profesionale dhe liga është kërkuese. Është e rëndësishme që ai të luajë rregullisht dhe të kënaqet duke luajtur. Mënyra se si luan Shaq, është e rëndësishme për të që të të ketë minutazhë të madhe. Mendoj se ai do të jetë në ritëm të mirë për Kupën e Botës” ka thënë Yakin./Indeksonline/