20:37 / E Mërkurë, 24 Prill 2019 / indeksADMonline

A është kjo ambulanca më e vogël në botë, reagon ish kryeministri Sali Berisha

Bashkia Gramsh, në Shqipëri, dje ka publikuar një shtëpi të vogël të cilën e quan ambulancë dhe sipas saj aty ofrohen shërbimet e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, investimi i bashkisë duket mjaft qesharak duke pasur parasysh nevojat që ka zona.

“Bashkia Gramsh po përfundon punimet për ndërtimin e ambulancës së re në fshatin Silarë, në Njësinë Administrative Sult. Tashmë banorët e kësaj zone kanë infrastrukturën e nevojshme mjekësore për të marrë shërbimin parësor shëndetësor”, shkruan në faqen “Bashkia Gramsh” në Facebook.

E kundër këtij publikimi ka reaguar ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, raporton Indeksonline.

Ai ka ironizuar me publikimin e njoftimit. “Nje sukses “spektakolar” i narkoshtetit: Ndertimi i nje qendre shendetesore me e vogla e planetit! Bravo! Per çmimin mos pyesni e kemi sekret!!”, ka shkruar Berisha në Facebook./Indeksonline/