23:32 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

A është ky klubi ku do të luaj Usain Bolt? (Foto)

Pavarësisht 8 medaljeve të Arta në Olimpiada dhe 2 rekordeve botërore në garat e 100 dhe 200 metrave, Usian Bolt nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën e tij dëshirën për t’u shndërruar në një futbollist profesionist.

Ai përmes rrjeteve sociale njoftoi publikun se ka arritur marrëveshje me një skuadër futbolli.

Sipas shumë mediave të huaja, ekipi i Usain Bolt do të jetë Mamelodi Sundowns, aty ku u stërvitë për një kohë të gjatë.

Mamelodi është një klub futbolli në Afrikën e Jugut dhe luan në Premierligë. Ata janë i vetmi klub që kanë marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube./IndeksOnline/

Temat: