10:19 / E Enjte, 17 Nëntor 2022 / LB

A është loja e radhës e Listës Serbe, regjistrohen 9 deputetë të rinj të Kuvendit të Kosovës

Nëntë deputetë të Listës Serbe janë regjistruar sot si deputetë të rinj në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të Konjufcës.

Kujtojmë se 10 deputetë tjerë të këtij subjekti kanë dhënë dorëheqje nga mandati i deputetit.

Ky subjekt në zgjedhjet e fundit kishte kandiduar më 20 kandidatë, njëri prej tyre është dënuar nga Gjykata për mohimin e masakrës së Reçakut.