14:15 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

A është Marotta i mirëpritur tek Interi? Flet shefi i Interit

Shefi ekzekutiv i Interit, Alessandro Antonello ka konfirmuar se Beppe Marotta është i mirëpritur, por ka paralajmëruar se asgjë nuk mund të thuhet deri sa të mos ketë nënshkrim.

Marotta besohet se do ta marrë postin e drejtorit gjeneral të Interit, pavarsisht se së fundmi ishte pjesë e Juventusit.

Dhe Antonella është shprehur optimist në lidhje me ardhjen e 61-vjeçarit, transmeton IndeksOnline.

Image result for beppe marotta

”Marotta në Inter? Sikur që ne themi gjithnjë, projekti ynë është duke u rritur”, tha ai për Il Sole 24.

”Çdo kush mund të kontribojë duke na ndihmuar ne t’i arrijmë objektivat tona”.

”Marotta është drejtor i mrekullueshëm, por tani vetëm mund të presim. S’mund të themi asgjë derisa të ketë ndonjë nënshkrim”./IndeksOnline/