20:25 / E Enjte, 16 Maj 2019 / indeksADMonline

A është në të vërtetë fotografia e bërë gjatë luftës në Kosovë apo FAKE?

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina ka publikuar dëshmi se si ushtarët serbë kanë dhunuar femrat, gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Ajo ka thënë se në fotografi shihen ushtarët serbë duke dhunuar një grua në Kosovë, dhe familjarët përreth saj janë disa të vrarë, e disa duke u keqtrajtuar nga ushtria serbe.

Por, a është në të vërtetë fotografia e bërë gjatë luftës në Kosovë?

Me një klikim në Google ka kuptuar se fotografia që ka zbuluar Brovina, ndërlidhet me krimet e kryera në Irak.

Ndërkaq, lidhur me këtë pati reagime të ashpra nga deputetë, e nga shoqëria civile, të cilët e quajtën  jo etike publikimin e fotografisë së viktimës të dhunës seksuale, e cila sipas Brovinës është gjallë.