A është Panucci fajtori për dështimet e Shqipërisë? Flet De Biasi
Kombëtarja shqiptare pësoi njëren prej humbjeve më të thella në histori të shtunën.
Skuadra e Christian Panuccit u mposhtë nga Skocia në Shkodër me rezultat të thellë, 0-4.
E gjatë ndeshjes dhe pas përfundimit, tifozët shqiptarë kanë kërkuar largimin e Panuccit, pasi që sipas tyre, italiani nuk ka ide.
Por, në mbrojtje të tij ka dalur ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, i cili përveç se e mbrojti Panuccit, foli edhe për rastin e Mërgim Mavrajt, transmeton IndeksOnline.
“Ishte situatë e vështirë për trajnerin, pasi skuadra ishte në inferioritet numerik ndaj një kundërshtari që vraponte shumë. Nuk ishte aspak e lehtë, pasi mungonin disa lojtarë, Roshi, Sadiku dhe tani Hysaj”.“
Ekipi nuk ishte i plotë dhe hasi në shumë vështirësi ndaj një skuadre të fortë. Unë dal në mbrojtje të trajnerit, pasi bën gjithçka mundet me futbollistët që ka në dispozicion”.
“Nuk ka shumë për të thënë. Për fat të keq pësuam gol që në fillim më pas luajtëm gjatë gjithë ndeshjes me 10 futbollistë”.
“Skocia është një skuadër e fortë, me lojtarë cilësorë në përbërje dhe që ishin në gjendje shumë të mirë fizike. Ishte një ndeshje shumë më e vështirë nga sa e imagjinoja”, tha De Biasi për TCH./IndeksOnline/