13:31 / E Enjte, 24 Qershor 2021 / AR

A është Princi Charles babai i vërtetë i Princit Harry? Ja detajet që ngritën dyshime

Kohët e fundit kanë dalë në dritë thashethemet se Princi Charles nuk është babai biologjik i Princit Harry. Shumë njerëz besojnë se dikush tjetër është babai i vërtetë i Harry-t.

Njerëzit besojnë se babai i tij i vërtetë është instruktori i Princeshës Diana, një njeri me emrin James Hewitt. Fakti që të dy, James dhe Harry kanë flokë të kuqërremtë.

Është e vërtetë që në 1986, Princesha Diana nisi një lidhje me oficerin britanik, i cili u punësua për të mësuar Diana-n, William-in dhe Harry-n se si të hipte mbi kalë. Lidhja zgjati për pesë vjet, siç pranuan të dy, Diana dhe James, në intervistat e mëvonshme, shkruan “Cosmopolitan”.

Diana dhe James nuk u takuan dy vjet pasi lindi Princi Harry, pasi Harry lindi në 1984. James i tha një herë “The Sunday Mirror”:

Mirëpo instruktori ka thënë se kur u takua për herë të parë me Dianën, Harry ishte një fëmijë .

Unë mund ta kuptoj interesin, por Harry ecte në kohën kur filloi lidhja ime me Diana-n. Duhet pranuar që flokët e kuq janë të ngjashëm me të mitë dhe njerëzit thonë se ngjajmë njësoj. Sidoqoftë, kurrë nuk i kam inkurajuar këto krahasime, dhe megjithëse isha me Dianën për një kohë të gjatë, duhet të deklaroj njëherë e përgjithmonë se nuk jam babai i Harry-t,”- tha ai.

Princesha Diana nuk kishte flokë të kuq, por motra e saj, Lady Sarah McCorquodale, ka. Kështu i kishte edhe vëllai i saj, Earl Spencer, kur ishte më i ri.

Nga ana tjetër, Harry ka sy blu ndërsa James kaf. Harry ka flokë biondë me vetulla dhe qerpikë në ngjyrë të zbehtë, plus një mjekër të kuqe, por James ka flokë të kuqërremtë dhe vetulla të errëta.

Harry ndan tipare të shumta me Princin Charles dhe Princin Philip, ndërsa e vetmja gjë që ka të përbashkët me Hewitt është mjekra e tij. Të tre burrat mbretërorë kanë sy të vegjël të pozicionuar afër hundës. Dhe të gjithë janë relativisht të gjatë. Nofullat e tyre të sipërme kanë të gjithë dhëmbë të shkurtër. Dhe kanë “vithe shumë të ulëta”, sipas “The Daily Star”.

Kur Diana ishte shtatzënë me Harry, ajo e dinte se kishte një djalë, por e mbajti sekret këtë fakt gjatë shtatzënisë së saj. Ajo më vonë zbuloi se çfarë ndodhi kur lindi Princi Harry.

Charles gjithmonë donte një vajzë”, tha ajo. “Harry ishte djalë. Komenti i tij i parë ishte, ‘O Zot, është një djalë’. I dyti: ‘Dhe ai madje ka flokë të kuq’”.

Charles tha se po bënte shaka. Por sipas “PopSuga”r, “Diana ishte jashtëzakonisht e lënduar dhe e ofenduar”.

“Sipas versionit” zyrtar të romancës së Diana dhe Heëitt, takimi i tyre i parë ishte në 1986,” shpjegon botimi.

Por sipas gazetarit Jon Conway, James një herë tha se ai dhe Diana u takuan për herë të parë para se të lindte Harry.

Unë dhe Diana filluam lidhjen tonë më shumë se një vit para se të lindte Harry. Tani kjo nuk dëshmon se unë jam babai i tij. Është vetëm e vërteta,”- tha ai.

Sipas Conway, “Ai ishte një baba zëvendësues dhe një lloj njerku”. Plus, “Ai e takonte Harry-n çdo fundjavë për disa vite. Ai luajti një rol të rëndësishëm në edukimin e djalit dhe në formimin e njeriut që ai është sot.