12:31 / E Hënë, 12 Korrik 2021 / AR

A funksionojnë pijet detox për pastrimin e mëlçisë? Kështu thotë shkenca

Pastrimi i mëlçisë dhe pijet detoksike kanë filluar të bëjnë bujë në shëndetësi kohët e fundit.

Ato promovohen si ilaçe natyrore që mund të ndihmojnë në shërimin e mëlçisë, eliminimin e toksinave dhe rritjen e energjisë, transmeton Indeksonline.

Megjithatë është e paqartë se si këto pije mund të kenë përfitime kur shkenca nuk e mbështet shumë përdorimin e tyre.

Ky artikull ofron një zhytje shkencore për pijet pastruese të mëlçisë dhe detoks.

Cilat janë ato?

Pastrimi i mëlçisë dhe pijet detox janë pije që përmbajnë një shumëllojshmëri të bimëve, frutave dhe perimeve.

Përbërësit e tyre janë:

gjemb i qumështit

rrënjë luleradhiqe

panxhari

kanellë

shafran i Indisë

xhenxhefil

Prodhuesit pretendojnë se këto pije kanë shumë përfitime shëndetësore.

Përmbledhje: Pastrimi i mëlçisë dhe pijet detoksusese janë ije që pretendojnë të shërbejnë në të mirë të mëlçisë tuaj, të heqin mbeturinat e dëmshme dhe toksinat, gjithashtu të përmirësojnë energjinë tuaj.

Sidoqoftë, ka pak prova shkencore që i mbështesin këto përfitime./Indeksonline/