13:50 / E Diele, 06 Tetor 2019 / indeksADMonline

A i ka kërkuar 600 mijë euro në javë Pogba, flasin bordi i Man Utd-së

Manchester United ka thënën se nuk janë në bisedime për kontratën e re me mesfushorin Paul Pogba.

Pogba është duke vuajtur nga një lëndim në gju dhe i kanë mbetur vetëm dy vite në kontratë.

Sipas disa spekulimeve francezi ka kërkuar 600 mijë euro në javë, por sipas bordit këto janë vetëm spekulime.

Bordi i “Djajve të Kuq”, ka thënë se biseda për kontratën e re me francezin ende nuk ka filluar, transmeton Indeksonline.

“Fokusimi i vetëm i Pogbs është t’i ndihmoj bashkëlojtarët. Raportet se ka kërkuar 600 mijë euro në javë janë të pavërteta. Paul ka dy vite në kontratë dhe bisedimet për kontratën e re nuk kanë filluar. Klubi e ka bërë të qartë se Pogba do të qëndroj”, deklaroi ai./Indeksonline/