17:00 / E Diele, 18 Qershor 2023 / AR

A jeni gati për hite bombastike? Buta paralajmëron verë të nxehtë

Reperi Buta po e shijon suksesin e EP me titullin ‘Manuali’ të cilin e solli në duet me Gjikon.

Por këtë verë duket se do ta djegë tregun muzikor, shkruan Indeksonline.

Me anë të një postimi në Instagram ku ka publikuar disa fotografi, në mesin e tyre edhe me gruan, bëri paralajmërimin e nxehtë.

“Vera 2023” shkroi krahas publikimit, ku siç kuptuam nga burimet tona, ai do të vije me plotë projekte të reja të cilat po priten me padurim nga fansat./Indeksonline/