75 Mall Live Search
07:28 / E Enjte, 30 Prill 2026 / MSH1

A ka ndarje në LDK? Reagon Ilir Ferati: Fushatë frike e mesnatës

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Ferati, ka adresuar pretendimet se kanë nisur largimet e anëtarëve të LDK-së.

Sipas tij, fushata e natës kundër LDK-së është e skaduar dhe primitive, shkruan IndeksOnline.

“Kuvendi i LDK-së ka përfunduar me 31 Janar dhe si i tillë ka prodhuar organet e partisë. Kuvende të ndërmjetme nuk ka dhe nuk do të ketë e sidomos marrë parasysh situatën politike në vend pas dështimit të zgjedhjes së Presidentit, shpërndarjes se Parlamentit dhe caktimin e datës së zgjedhjeve që do të ndodhë brenda pak orëve!” ka shkruar ai.

Ky është postimi i plotë i tij:

Lajmet e mesnatës

Po e shoh që paska filluar fushata e natës kundër LDK-së, formë kjo sa e skaduar aq edhe primitive! Si duket frika e përbashkimit të madh po i mbanë pa gjumë qarqet parapolitike.

Kuvendi i LDK-së ka përfunduar me 31 Janar dhe si i tillë ka prodhuar organet e partisë. Kuvende të ndermjetme nuk ka dhe nuk do të ketë e sidomos marrë parasysh situaten politike në vend pas dështimit të zgjedhjes së Presidentit, shpërndarjes se Parlamentit dhe caktimin e datës së zgjedhjeve që do të ndodhë brenda pak orëve!

Ftoj delegatët dhe anëtarësinë për qetësi.

I juaji,

Iliri