11:47 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

A ka opozita mjaftueshëm vota për ta rrëzuar Qeverinë?

Lidhja Demokratike e Kosovës po synon të rrëzojë Qeverinë Haradinaj në mënyrën e njëjtë si e humbi mandatin Qeveria e Isa Mustafës më 10 maj të vitit të kaluar.

Mocioni i votëbesimit është mënyra që LDK ka zgjedhur t’i shprehë pakënaqësitë ndaj kabinetit qeveritar të drejtuar nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.Në këtë pikë LDK ka mbështetjen edhe të partisë tjetër opozitare Lëvizjes Vetëvendosje.Nënkryetari i LDK-së Agim Veliu ka bërë të ditur se nuk janë larg mocionit të mosbesimit për rrëzim të Qeverisë me qëllim që vendin sa më shpejt ta dërgojnë drejt zgjedhjeve.

E derisa Veliu është treguar optimist se do gjejnë përkrahje për rrëzimin e Qeverisë aktuale edhe nga partitë brenda koalicionit qeverisës, një gjë të tillë e mohojnë zyrtarë të Nismës Socialdemokrate.Shefi i Grupit Parlament  të këtij subjekti, Bilall Sherifi përjashtoi një mundësi të tillë që deputetë të Nismës të votojnë mocionin e mosbesimit, veçanërisht pa marrë një kërkesë zyrtare nga Lidhja Demokratike e Kosovës.Sipas tij, më pas është Kryesia ajo që e merr vendimin nëse duhet mbështetur mocionin ose jo.Por dy partitë tjera opozitare Vetëvendosje dhe PSD nuk duket se janë të interesuara për mocionin e LDK-së.

Këto dy parti që deri dje kanë qenë bashkë gjuajknë akuza ndaj njëra-tjetrës se nuk janë të interesuara për ta rrëzuar Qeverinë.Shefi i grupit parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu ka thënë se në këtë sfond politik, është vetëm Partia Socialdemokrate ajo e cila  e ka ‘përnime’. Sipas tij, tendencat e të tjerëve kanë karakter elektoral.E këtyre akuzave të PSD-së i është përgjigjur Lëvizja Vetëvendosje. Deputetja Albulena Haxhiu thotë se kanë kërkuar vazhdimisht bashkëpunim opozitar për rrëzimin e Qeverisë, porse ka shtuar se ishte pikërisht PSD-ja që e bllokoi bashkëpunimin, duke e legjimituar Qeverinë Haradinaj.

Sa i përket mocionit të votëbesimit për të rrëzuar Qeverinë, ajo thotë se janë në bashkëpunim me Lidhjen Demokratike të Kosovës. E këtë tentim të LDK-së, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi po e quan lojë të opozitës, pasi që është shprehur i bindur se as LDK, as VV dhe as PSD-ja nuk janë të interesuara që njëmend të shkojnë në zgjedhje.

Sipas tij, Qeveria është kah i kryen të gjitha punët e veta, dhe kjo qasje e opozitës vetëm sa e përçan këtë të fundit edhe më shumë.Të gjitha partitë opozitare në Kuvend gjithsej i kanë 57 vota. Ndërsa opozitës i nevojiten 61 vota për ta rrëzuar Qeverinë.