13:16 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

A ka pjesë të territorit që më parë janë monitoruar nga Mali i Zi, ndërsa tash nga Kosova?

Kryesuesja e komisionit për Punë të Jashtme të Kosovës, Vjosa Osmani ka pyetur komisionin për Demarkacionin nëse ka pjesë të cilat më parë janë monitoruar nga Mali i Zi, ndërsa tash monitorohen nga Kosova.

Në këtë pyetje është përgjigjur, anëtari i komisioni për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e kufirit me Malin e Zi ka thënë se ka raste të tilla, transmeton Indeksonline.

Por, Isufi thotë se pyetjen e njëjtë e ka parashtruar dhe vet ai para tre viteve.

“E kam paraqitur tash e tre vjet më parë: “Si është e mundur që territori me një sipërfaqe më të madhe që është monitoruar nga Kosova tani monitorohet nga Mali i Zi, ndërsa sipërfaqja më e vogël e cila është shumë më e vogël diku rreth 700 hektar që e ka menaxhuar tërë kohën Mali i Zi, tash të kalojë në Kosovë. Aq më keq, kur në atë territor kemi shumë vështirësi për qasje, sepse së pari duhet të kalojmë nëpër Rozhaj për të arritur atje”, ka thënë Isufi./Indeksonline/