17:41 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020 / indeksADMonline

A ka rrezik të prishet koalicioni LDK-AAK? Flet Selim Selimi

Ishte bërë bujë e madhe nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, mos prezenca në njërin nga takimet e kryeministrit Avdullah Hoti  me presidentin serb Aleksander Vuciq në Bruskel, të ministrit të Drejtësisë Selim Selimi, transmeton IndeksOnline.

Haradinaj disa herë kishte qenë i ashpër duke thënë se nuk ka transparencë në procesin e dialogut me Serbinë e po ashtu mos përfshirja e SHBA-së në këtë proces sipas tij është shqetësuese andaj nuk e ka edhe miratimin e tij ky proces.

Në anën tjetër, kjo situatë sipas Ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi nuk paraqet rrezik për prishje të koalicionit.

“Ne jemi stabil në qeverisje, në interaksion të qeverisjes, koalicioni në këtë pikë po shkon mirë”, tha Selimi i AAK-së ne Frontal te T7.