75 Mall Live Search
17:20 / E Hënë, 27 Prill 2026 / F.R

A ka Vetëvendosje votë për Vjosa Osmanin, deklarohet shefja e Grupit Parlamentar të këtij subjekti

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci është përgjigjur pasi Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar Vjosa Osmanin për Presidente.

Nagavci tha se LVV është e gatshme t’i ofrojë opozitës pjesën tjetër të nënshkrimeve që do t’u nevojiteshin kandidatëve të saj për të hyrë në garë.

“Përtej deklaratave dhe deklarimit se i kemi 15 nënshkrime, ato nënshkrime duket të shihen. Nuk ka asnjë hap serioz dhe diskutimi duhet të bëhet në Kuvend”, tha ajo.

Ajo shtoi se, nëse opozita do të sillte kandidatura nga partitë e tjera, dy kandidatët e LVV-së do të tërhiqeshin.

“Duam emra që nuk vijnë nga skena aktuale politike. Emra që kanë kontribut atdhetar për Republikën e Kosovës. Ne hapim rrugë nëse na vijnë këta emra dhe i heqim emrat tanë”, tha Nagavci.

Nagavci para mediave deklaroi se nuk ka pranuar asnjë nënshkrim të kandidatëve nga partitë opozitare.

“Arsyeja se pse kemi kërkuar tre kandidatë është se edhe Lëvizja me partnerët e koalicionit edhe PDK edhe LDK të bëheshin pjesë e zgjedhjes së Presidentit”, tha ajo para mediave.