10:10 / E Enjte, 25 Mars 2021 / OSH

A ka virus? Qindra qytetarë po presin në radhë para Qendrës për Patentëshoferë

Temperatura në Prishtinë aktualisht është 2 gradë Celcius. Por, as i ftohti që po mbizotëron në kryeqytet nuk po i pengon qindra qytetarë, që të presin me orë për të paraqitur provimin teorik për patentëshoferë.

Indeksonline po qëndron para Qendrës së Regjistrimit të Patentëshoferëve te Stacioni i autobusëve në Prishtinë, aty ku ka disa ditë që po krijohen tollovi të ngjashme.

Pavarësisht se numri i viktimave në 24 orë dje ka arritur në 17 persona, qytetarët nuk po i respektojnë masat pandemike, duke mos mbajtur distancën fizike./Indeksonline/