A ka vonesa me pagat te Llapi? Behar Maliqi zbulon gjithçka
Sulmuesi, Behar Maliqi ishte njëra prej transferimeve që bëri më së shumti bujë në verën që lamë pas.
Maliqi u largua nga Feronikeli për të nënshkruar me klubin nga Podujeva, Llapin.
Tani, në ”Sports Show”, Maliqi ka zbuluar nëse klubi podujevas ka probleme financiare dhe se a janë duke u paguar obligimet me kohë, transmeton IndeksOnline.
Fillimisht, Maliqi tha se edhe Feronikeli u tregua korrekt me pagat, ashtu edhe si Llapi.
”Kur e kam përfunduar kontratën me Feronikelin, dy paga m’i kanë pasur borxh, dhe përderisa isha duke kërkuar klub, klubi e shlyu borxhin”.
Ndërsa, për situatën te Llapi, Maliqi tha: ”Po, deri në këtë moment, pagat te Llapi janë shumë korrekt”.
”Jemi zero, zero në të gjitha aspektet”./IndeksOnline/