13:40 / E Premte, 09 Shkurt 2018 / indeksADMonline

A keni parë ndonjëherë tiramisu kaq gjigante? Ky është rekordi i ri

Tiramisuja është cilësuar gjithmonë si një nga krenaritë e gastronomisë italiane.

Teksa pas një muaji vjen dita ndërkombëtare e saj pastiçierët italianë kanë vendosur një rekord të ri në tiramisun më të madhe që ka parë historia e njerëzimit.

Për përgatitjen e saj janë përdorur 30 mijë biskota Savoiardi, 300 litra kafe dhe 300 kilogramë krem, si dhe vezë organike.

Ky është një rekord i ri botëror në ndërtimin e kësaj ëmbëlsire dhe sigurisht u regjistrua në librin Guinness.