20:46 / E Mërkurë, 27 Tetor 2021 / OSH

A luftohen shtrenjtimet me rritje pensionesh?

Ekonomisti Florin Aliu e sheh si të nevojshëm dhe të duhur vendimin e qeverisë së Republikës së Kosovës për rritjen e pensioneve për 100 euro për muajin nëntor dhe dyfishimin e ndihmës financiare për kategoritë e tjera të cilat marrin ndihmë nga shteti.

Por, profesori universitar kërkon që qeveria të nisë menjëherë të zbatojë masa që do t’iu dalin në ndihmë qytetarëve të vendit në këtë kohë kur tani veç ka filluar ngritja e çmimeve të produkteve të ushqimit e atyre përcjellëse ngase ky parasheh se çmimet e këtyre produkteve do të vazhdojnë të rriten në muajt Janar e shkurt të vitit të ardhshëm dhe tjetra që sipas tij, nuk është aspak e mirë, është se rritja ekonomike nuk do të jetë e njëjtë si në 2021-ën, meqë parashihet që nuk do të arrijë më shumë se 4%.
Aliu kërkon që menjëherë qeveria të rrisë pagat në sektorin publik, të vazhdojë me ndihmën ekonomike për kategoritë që marrin ndihmë nga shteti dhe të nis menjëherë me reformë të thellë ekonomike, në mënyrë që qytetarët t’i mbijetojnë rritjes së çmimit të konsumit./Klan Kosova/