13:20 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

A merrni me të vërtetë vitaminë D, nga llambat e krijuara ultravjollcë?

Në dyqane mund të bihen një llambë me rreze ultravjollcë e cila përdoret për personat që kanë mangësi të vitaminës D.

Por, a janë ato të rrezikshme të përdoren gjatë ditëve të dimrit?
Arsyeja e përdorimit të këtyre dritave ishte të inkurajonte prodhimin e vitaminës D, e cila është jetike për formimin e kockave të forta dhe, siç kuptojmë gjithnjë e më shumë, për një sërë funksionesh, duke përfshirë imunitetin.

Ajo që ne i referohemi si vitamina D është në fakt një grup i kompozimeve, më aktive dhe të fuqishme prej të cilave është 1,25 dihidroksi- vitaminë D3.
Pak ushqime janë të pasur me natyrën e kësaj lënde ushqyese- dhe ato të cilët përmbajnë atë, shumë prej nesh tentojmë t’i shmangim, të tilla si peshku yndyror, duke përfshirë sardelet dhe skumbri, me sasi më të vogla në vajin e mëlçisë të cod.

Burimi ynë kryesor i vitaminës është veprimi i dritës së diellit në lëkurë. Ky proces është super-efikas dhe varësisht nga koha e vitit, dozën tonë të përditshme të vitamina D mund ta fitojmë vetëm pak minuta në diell.

Ekspozimi edhe i pakët i duarve dhe fytyrës do të jap ekuivalentin e një doze prej rreth 200 njësi ndërkombëtare- në ato nën 70 vjeç, doza e rekomanduar ditore është 600, ndërsa për njerëz të moshuar është 800.
Por kjo varet nga dielli që është në një kënd më të madh se 45 gradë mbi horizont.

Kjo nuk ndodh gjithmonë në dimër, veçanërisht në zonat veriore si Skocia. Pra, pse jo, siç e nënkuptoni, pse të mos përdorni një burim artificial të dritës ultravjollcë? Rreziku është dëmtimi,veçanërisht melanoma malinje, forma më vdekjeprurëse e kancerit të lëkurës.

Rreziqe të tjera të dritës ultravjollcë përfshijnë shtypjen e sistemit imunitar, plakjen e lëkurës dhe dëmtimeve tjera të syve./Indeksonline/