13:43 / E Hënë, 05 Prill 2021 / Blerim

A mund të transferohet Salah në Real? Zidane tregohet i prerë

Nesër me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet Real Madridit dhe Liverpoolit, duel ky në kuadër të çerekfinales në Ligën e Kampionëve.

Para kësaj ndeshje në një konferencë për medie ka folur edhe trajneri i Realit, Zidane i cili mes tjerash përmendi edhe sulmuesin e Liverpolit, Mo Salah, shkruan IndeksOnline

I pyetur nga gazetarët se e mendon nënshkrimin e Salah në Real, Zidane u përgjigj qartë.

“Meqenëse ai nuk është lojtari ynë, unë nuk do të merrem me këtë. Salah nuk është as lojtari ynë, gjithçka që më intereson është nesër”, tha zidane.