16:28 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

A mund të vozitet makina pa ndërrues të shpejtësive?

Djemtë e kanalit ‘Garage 54’ kanë kryer një nga eksperimentet e tyre më interesante deri tani.

Eksperimenti është bërë kryesisht për argëtim, në një Lada të vjetër.

Rusët vendosën të hiqnin transmisionin e shpejtësive dhe boshtin e kardanit e vendosën drejtpërdrejt në motor.

A mund të funksionojë një konfigurim i tillë? Ne nuk duam të zbulojmë rezultatin, por mund të themi se nuk shkon aq mirë. Në fund të fundit, ka një arsye pse makinat kanë ingranazhe. /IndeksOnline/