16:08 / E Martë, 23 Qershor 2020

A na duan vërtet ashtu siç na paraqiten?

Shkruan : Doruntina Grulaj

E dimë të gjithë njerëzit dallojnë secili kemi karaktere të ndryshme personaliteti, qasja jon dallon se si sillemi dhe veprojmë me të tjerët. Por, vallë a sillemi mirë edhe me personat që vërtet na duan , e që duan të na kenë pranë në çdo lloj situate ? A gjinden ata aty kur kemi nevojë për ta ? A na duan ashtu siç na paraqiten ? S’ka dilema se ka njerëz të dashur dhe pozitiv, e dilema s’ka as për faktin se sot ka tejet shumë njerëz negativ që sjellin edhe situata jo të mira ndaj nesh derisa ata kanë shoqërim negativitetin, pothuajse gjithmonë veprojnë vetëm në favorin e tyre. Bazuar në raportet ndër shoqërore që krijojnë njerëzit jo gjithmonë kanë qasjen e njëjtë nga të dy palët, dhe shumë shoqëri, lidhje të ndryshme nuk mbijetojnë pikërisht kur njëri shikon vetëm veten me narcizëm.

Për ditë e më shumë nga do që shkojmë hasim njerëz toksik, vazhdojmë përballemi me padrejtësi nisur nga rrethi familjar, shoqëror, kolektiv, nga shefat në vendet e punës dhe është tejet e vështirë përballja me ta, për faktin se edhe njerëzit që kanë pozitivitetin brenda vetes sikur nuk mund ta japin gjithmonë tek të tjerët, pasi natyra egoiste dhe situatat që njerëzit negativ sjellin bëjnë që edhe njeriu qoftë me harmonin, altruizmin, energjinë, pozitivitetin më të plotë të ndaloj mos të qëndroj me tipa të tillë dhe ambiente të tilla, mbase ata me taktikat e tyre fillojnë dhe konsumojnë çdo energji pozitive deri sa arrin dëshirën e kënaqësisë se tyre vetjake, pra egon e tyre shohin primare në çdo lloj raporti kanë vetëm interesin personal, pa menduar pasojat që sjell ai veprim.

Sa i përket raportit marrëdhënie dashurie ata tipa sjellin edhe lidhje toksike, por në një lidhje të tillë është e pamundur të qëndrosh kur njëri mundohet sa për të dy, e në anën tjetër tjetri ushtron gjithçka sa mund të quhet edhe si një lloj diktature siç e njohim edhe thënien e famshme “të urrej sepse të dua” siç thoshte perandori Tiber  “Oderint dum metuant “, domethënë “të urrej sepse të dua “, e vetmja mënyrë për të mbajtur nën kontroll kundërshtarët është që t’i terrorizosh, e këto lidhje gjithmonë fillojnë me pretekste dashurie, pastaj vazhdon me presion dhe trysni, faje, dhe lëndime ndaj tjetrit.

Aristoteli tek Etika cek se “Çfarë është e mirë dhe e shëndetshme për njeriun nuk është njëjtë për peshkun, por çfarë është e bardhë apo e drejtë është gjithmonë e njëjtë ”. Andaj “ Baza e dashurisë dhe e dhembshurisë është barazia dhe ngjashmëria në mirësi. Njeriu i mirë duke qenë i qëndrueshëm në veten e tij, ai është i qëndrueshëm dhe në raport me tjetrin. Ai as kërkon dhe as bën shërbime të natyrës së ulët sepse është karakteristikë e këtij njeriu, që as të mos shkojë keq me shokët dhe as të lejoj shokët të shkojnë keq, ndërsa me njeriun e keq është e kundërta”.

Theksojmë kjo për atë që dashuron sinqerisht dhe pa hile është e rëndë që të qëndroj në një lidhje të tillë toksike kur dihet se gjërat shkojnë bëhen gjithnjë e më keq dhe për dikën që nuk mund t’i nënshtrohet askujt, kjo është e papranueshme zgjidhje e vetme mbetet distanca apo edhe largimi përgjithmonë.

Duhet të jemi te vetëdijshëm për aureolat tona në mënyrë që të mbesim të fuqishëm, të padëmtuar dhe të kthjellët, kështu që mund ta ruajmë shëndetin e mirë dhe energjinë e fortë pozitive. Andaj edhe duhet ti rrimë gati që ti pastrojmë ato. Njëkohësisht edhe duke pastruar edhe njerëzit që duan të na konsumojnë ndjenjën më të mirë. Nëse nuk mendoni se e meritoni më të mirën gjërat e mira nuk do të lejoni që gjërat e mira të hyjnë në jetën tuaj.

Sidoqoftë raportet si; raporti familjar, shoqëror, kolektiv, por edhe ai dashurie, nuk duhet lejuar veten që të biem pre e manipulimit të njerëzve të tillë që thellë brenda vetes kanë vetëm qëllimin e kënaqjes ndaj egos së tyre, dhe keqbërjen ndaj tjerëve, duke luajtur rolin e viktimës, me pretekste nga ma të ndryshmet që dikur edhe arsyet marrin kahje tjetër nuk janë më ato që pranohen kur njihet mirë karakteri dhe qëllimi tyre dashakeq, edhe po të duash nuk mund të durosh një trajtim të tillë, kur e din se meriton shumë më shumë dhe në këmbim merr pothuajse asgjë përveç vuajtje, duke mashtruar veten se një ditë do ndryshojë, e ajo nuk ndodh asnjëherë.

Mos i humb