A po bëhet gati videoja lamtumirëse e Pep Guardiolas?
Pep Guardiola mund të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni.
Edhe pse tekniku spanjoll ka kontratë deri në vitin 2027, ky sezon mund të jetë i fundit për të në “Etihad”, shkruan Indeksonline
Një video është bërë virale në rrjetet sociale, ku duket trajneri spanjoll, duke xhiruar pjesën “lamtumirëse” nga klubi.
Ende nuk dihet saktë se a do të vazhdojë edhe për një sezon, por në mediat angleze është raportuar se Pepi do të largohet pikërisht në fund të këtij edicioni aktual.
Been sent this… Pep’s leaving video? 🧐 pic.twitter.com/GfKumJSQss
— Stretford Paddock (@StretfordPaddck) May 14, 2026
Kujtojmë se City po lufton për titull të Premier League-s, kurse të shtunën luan finalen e FA Cup ndaj Chelseat./Indeksonline/

