16:12 / E Premte, 15 Qershor 2018 / indeksADMonline

A po doni femra beqare? Mësyjani Beogradit!

Qyteti i Beogradit është qyteti me më së shumti femra beqare në Evropë bazuar në kokë banorë. Plot 96.674 zonja nuk kanë fare partnerë. Janë disa arsye që ekspertët thonë se po shpien në këtë gjë. Sipas të dhënave, në Beograd 52.8% janë femra, ndërsa 47.2% janë meshkujt, shkruan Indeksonline.

Por, pavarësisht kësaj femrat nuk po arrijnë të gjejnë partnerë ideal. Sipas ekspertëve arsyet që kanë sjellur këtë gjendje në qytetin fqinjë janë se burrat migrojnë më shpesh, të rinjtë vdesin dhe gratë lëvizin gjithnjë e më shumë në qytete të ndryshme.

Numri i martesave në Beograd po ulet, ndërsa numri i ndarjeve po rritet. Andaj, nëse kërkoni beqare, Beogradi mund të jetë zgjidhje idale./Indeksonline/

Temat: