17:13 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Në shortin në Beograd, Përfaqësuesja kosovare mëson kundërshtarët

Sot në Beograd është bërë tërheqja e shortit për FIBA Kampionatet Evropiane të kategorive të reja në të dyja konkurrencat, ku Përfaqësueset tona i kanë mësuar emrat e kundërshtarëve të tyre.

Federata e Basketbollit të Kosovës për herë të parë e ka paraqitur për të garuar Përfaqësuesen U20 në konkurrencën e femrave dhe tashmë janë gjithsej 6 Përfaqësuese që do të marrin pjesë vitin e ardhshëm në FIBA Kampionate Evropiane, Divizione B (U16, U18, 20, meshkuj dhe femra).

Përfaqësueset e Reja i mësojnë emrat e kundërshtarëve të tyre

MESHKUJT:

FIBA Kampionati Evropian U16, Divizioni B, 8-17 Gusht 2019, Podgoricë/Mali i Zi

Kosova në Grupin A së bashku me Suedinë, Norvegjinë, Bullgarinë, Poloninë dhe Hungarinë, transmeton IndeksOnline.

FIBA Kampionati Evropian U18, Divizioni B, 26 korrik – 4 gusht 2019, Oradea/Rumani

Kosova në Grupin D së bashku me Bjellorusinë, Suedinë, Hungarinë, Austrinë dhe Portugalinë.

FIBA Kampionati Evropian U20, Divizioni B, 12-21 korrik 2019, Matosinhos/Portugali

Kosova në Grupin C së bashku me Suedinë, Holandën, Gjeorgjinë, Estonia dhe Armenia.

FEMRAT:

FIBA Kampionati Evropian U16, Divizioni B, 15-24 gusht 2018, Sofje/Bullgari

Kosova në Grupin C së bashku me Sllovakinë, Kroacinë, Norvegjinë, Izraelin dhe Zvicrën.

FIBA Kampionati Evropian U18, Divizioni B, 5-14 korrik 2019, Shkup/Maqedoni

Kosova në Grupin A së bashku me Slloveninë, Danimarkën, Finlandën, Estoninë dhe Norvegjinë.

FIBA Kampionati Evropian U20, DIvizioni B, 3-11 gusht 2019. Të hënën FIBA Evropa e përcakton organizatorin e këtij eventi

Kosova në Grupin A së bashku me Islandën, Kroacinë dhe Izraelin.

Duhet theksuar se Federatën e Basketbollit të Kosovës në këtë event e kanë përfaqësuar Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme dhe Granit Rugova, Drejtor i Përfaqësueseve të Kosovës, të cilët janë duke marr pjesë edhe në Punëtorinë e organizuar nga FIBA Evropa për organizatorët e Kampionateve Evropiane të kategorive të reja.

Federata e Basketbollit të Kosovës ka kandiduar për të organizuar FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizioni B në konkurrencën e femrave dhe vendimi përfundimtar do të merret më 17 dhjetor në mbledhjen e jashtëzakonshme të Bordit të FIBA Evropës./IndeksOnline/