A po e bojkoton Messi qëllimisht Barcelonën? Skuadra katalonase del me njoftim zyrtar
Mediat spanjolle kanë raportuar së fundi se Lionel Messi nuk është i lënduar, por qëllimisht po e bojkoton skuadrën.
Thuhet se dështimi për të blerë Neymar e ka nervozuar shumë yllin argjentinas dhe për këtë qëllim ai nuk po i përgjigjet ftesës së skuadrës për ndeshjet e fundit.
Por, Jesep Vives, zëdhënës i Barcelonës e ka mohuar këtë. Sipas tij, raportet e Leos dhe Barcelonës janë të shkëlyera.
“Nuk ka çarje të raporteve mes Messit dhe klubit. Kanalet e komunikimit midis Leos dhe klubit, si me lojtarëve të tjerë, janë të shkëlqyera. Ne jemi një klub shumë i madh, dhe ndihemi të sigurt për të folur për gjithçka” ka thënë zyrtari i Barcelonës./Indeksonline/