14:00 / E Diele, 12 Gusht 2018 / indeksADMonline

A po i mungon detyra e ministres, Albena Reshitajt (Foto)

Ish- ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapesinor, Albena Reshitaj ka reduktuar dukshëm paraqitjet e saj që pas marrjes së detyrës së re si këshilltare e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Me rastin e ditës ndërkombëtare të rinisë, ajo ka kujtuar faktin që kemi një rini të shëndoshë, ndonëse ende padrjetësisht të izoluar, transmeton Indeksonline.

Reshitaj është kthyer prapa në kohë, derisa shkrimit i ka bashkangjitur një fotografi të realizuar në kohën kur drejtonte ministrinë.

Shkrimi i saj i plotë në Facebook:

Sot në ditën ndërkombëtare të rinisë dua të kujtoj që jemi me fat që kemi rininë me të mirë, më të shëndoshë, më të re ndonëse ende padrejtësisht të izoluar.
Një komb që ka rininë ka të ardhmën e ndritun, ndryshimet e mëdha vijnë pikërisht nga rinia, energjia dhe kreativiteti i tyre.
Urime të dashur të rinjë!

Albena Reshitaj,