75 Mall Live Search
10:53 / E Hënë, 04 Maj 2026 / G T

A po i thyen rregullat e klubit Mbappe? Arbeloa: Lojtarët kanë të drejtë të bëjnë plane gjatë kohës së lirë…!

Futbollisti francez, Kylian Mbappe, është duke kaluar momente romantike me të dashurën e tij Ester Exposito.

Së fundmi, dyshja janë parë në një jaht, duke shkëmbyr puthje me njëri-tjetrin, shkruan Indeksonline

Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, mori një pyetje nga gazetarët në lidhje me këtë veprim të sulmuesit francez.

“Lojtarët e lënduar po monitorohen nga stafi mjekësor dhe ata bëjnë plane për gjithçka.

“Lojtarët mund të bëjnë çfarëdo gjatë kohës së lirë. Unë nuk përzihem”, u shpreh Arbeloa.

Gazetarë ngrenë dyshimet se Mbappe nuk po respekton rregullat e klubit, duke kaluar pushime derisa është i lënduar.

Nuk dihet saktë, por nga kampi i klubit madilen shpresohet se Mbappe do të rikthehet nga lëndimi për ndeshjen e “El Clasicos”./Indeksonline/