20:43 / E Enjte, 13 Prill 2023 / MSH

A po kritikohet pa vend? Kompozitori i “Duje” u reagon “gojëve të liga”

“Duje” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision!

Albina dhe Familja Kelmendi kanë fituar zemrat e publikut dhe jo vetëm me këngën e tyre, e cila përçon një mesazh shumë të rëndësishëm dhe të veçantë për familjet shqiptare.

Por, duke kërkuar “gjilpërë në kashtë”, ka edhe nga kritikët e këngës.

Këtyre të fundit u ka reaguar kompozitori i “Duje”, Enis Mullaj, i cili thotë se kënga është finalja e një dekade të kontributit të tij në Festivalin e RTSH-së.

“Përveçse pjesës teknike të profesionit, kam mësuar edhe kam parë sesi në muzikë, morali i njeriut ose lartësohet, ose bie në humnerën e të qënit i pangopur, zullumqar, genjeshtar, frikacak, xheloz e servil” tha mes të tjerash Mullaj.

Ky është reagimi i plotë i tij:

“Duje” , nje histori frymezimi…

Ashtu si cdo ngjarje ne jetet tona qe ka nje background, ashtu edhe “Duje”, ka disa te thena e te pathena.

Per mua “Duje”, eshte finalja e nje dekade qe jap kontributin tim ne Festivalin e Rtsh. Ne gjithe keto kohe, kam patur fatin te bashkepunoj, te kem afer artiste te mrekullueshem. Kam bere miq te rinj, ashtu siç edhe kam humbur miq.

Pervecse pjeses teknike te profesionit, kam mesuar edhe kam pare sesi ne muzike, morali i njeriut ose lartesohet, ose bie ne humneren e te qenit i pangopur, zullumqar, genjeshtar, frikacak, xheloz e servil.

Kenga “Duje” eshte NJE nga kompozimet e mia me te mira. Une NUK kam nevoje te “bertas” as me intervista e me statuse, sesa e arrire eshte kjo kenge. “Duje” ka nje tekst qe percjell NJE nga mesazhet me bukura te kesaj bote, dhe e kenduar nga nje artiste e paperseritshme bashke me familjen e saj te mrekullueshme.

Ata muzikante qe i kane bere ORËT e PUNËS ne profesionin e tyre, e kuptojne fare mire se cfare profesionalizmi dhe ustalleku ka ne brendine e Duje-s. Po keta muzikante qe kane arritur te pakten te SHKELQEJNE vetem njehere, e kuptojne qe e gjithe paketa “Duje” eshte absolutisht fituese!