13:28 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

A po kthehen në trend vetullat e holla?! (Foto)

Forma e vetullave tek femrat po ndryshon nga viti në vit.

Përgjatë periudhës së fundi në trend kanë qenë vetullat më të trasha, të ngritura lartë dhe të grimuara mirë, transmeton Indeksonline.

Por jo vetëm kaq pasi në trend e sipër janë edhe vetullat tatuazh, të krijuara në bazë të dëshirës së femrave.

Por është pikërisht Rihanna e cila së fundi ka shtuar kureshtjen për ndryshim të formave të vetullave, duke dashur t’i kthejë sërish ato të hollat në modë.

Madje ajo ka pozuar për ‘Vogue’ e grimuar tek vetullat në mënyrë shumë të çuditshme./Indeksonline/