23:57 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

A po realizohet kërkesa e Listës Srpska për shkarkimin e ministrit Sefaj?

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka deklaruar se nesër (e premte) do të ketë shkarkime, pas aksionit policor kundër 6 shtetasve turq, të cilët u dëbuan nga Kosova.

Mediat kanë raportuar se edhe ministri i MPB-së, Flamur Sefaj, i cili vjen nga radhës e AKR-së, do të jetë personi që do të largohet nga qeveria.

Mirëpo, cila është e  vërteta për këtë përpjekje për largim. Burime tona thonë se Lista Serbe ka këmbëngulur të bëhet shkarkimin e ministrit Sefaj për shkak të arrestimit të Marko Gjuriqit në Mitrovicën e veriut.

“…tani po tentohet të kamuflohet për arrestimin e gulenistëve mirëpo në këtë rast nuk ka pas të bëjë asgjë Flamuri”, ka thënë ky burim.

Ndryshem, nënkryetari i kësaj partie, Agim Bahtiri në një prononcim për “Indeksonline” ka thënë se nuk duhet të ndodhë një veprim i tillë.  “Nuk ka asnjë arsye. Ministri Sefaj është ministri më i vlerësuar nga qytetaret dhe ndërkombetarët por ndoshta dikujt po i pengon kjo”, ka thënë shkurt ai. /Indeksonline/

Temat: