17:32 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vuçiq i dorëzuar karshi Kosovës: S’guxojmë t’i provokojmë më!

Taksa doganore prej 100% e vendosur nga Qeveria “Haradinaj” ka bërë që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq të thërret për një takim krerët e Lista Srpska në Beograd.

Numri një i Serbisë u ka bërë thirrje serbëve që mos të bëjnë ndonjë veprim (duke aluduar për barrikada) që do të ishte i sanksionuar për Beogradin zyrtar, transmeton Indeksonline

“Ne do të sillemi korrekt dhe në mënyrë demokratike. Ne nuk duhet të provokojmë diçka. E kuptoj nervozizmin e shqiptarëve sepse ata janë mësuar me një seri humbjesh nga Serbia prej vitit 1999. Ata nuk janë mësuar me Serbinë e fortë”, është shprehur ai.

Ndryshe, Vuçiq për herë të katërt i është drejtuar mediave serbe rreth taksës së vendosur nga qeveria e Kosovës.

Sipas tij, ekzkeutivi të cilën e drejton Ramush Haradinaj duhet ta heq taksën sepse e njëjta është në kundërshtim me marrëveshjen e CEFTA-s. /Indeksonline/